Përgatituni Luftëtarë Z, sepse nostalgjia dhe aksioni po kthehen më fuqishëm se kurrë në ShqipCinema! Pas një pune intensive për të përmirësuar arkivat tona, jemi gati të njoftojmë epokën e re të Dragon Ball dhe Dragon Ball Z në shqip. Cilësi maksimale, dublim legjendar dhe orare të rregullta transmetimi!

1. Dragon Ball (Seria e Parë): Rikthimi i Dublimit Legjendar
E kemi pasur serine e parë vetëm me titra dhe në kualitet SD, por kjo kohë ka mbaruar. Tani do të ripostojmë aventurën e Goku-t të vogël të dubluar në shqip!
- Cilësia: Kemi punuar mbi episodet FULL HD ku ka qenë e mundur, ndërsa pjesa tjetër vjen në SD me ngjyra të përmirësuara (Remastered) për t’ju përshtatur ekraneve moderne.
- Transmetimi: Do të fillojmë nga Episodi 001. Çdo ditë nga e Hëna në të Premte do të publikohen nga 2 episode të reja.
2. Dragon Ball Z: Epoka FULL HD pas Episodit 101
Për të gjithë fansat e DBZ, kemi një super lajm! Nëse deri tani episodet para 101 kanë qenë vetëm me titra, nga Episodi 101 e tutje, Dragon Ball Z vjen me standardin më të lartë:
- Full HD: Shijoni transformimet Super Saiyan në rezolucion maksimal.
- Dublim & Titra: Ju zgjidhni versionin që preferoni – Dublim Shqip ose Titra Shqip.
- Oraret: Çdo të Shtunë dhe të Dielë do të publikohen 2 episode të reja.

3. Thirrje për Komunitetin: Na Ndihmoni me Arkivën!
Ju njoftojmë se nuk i kemi të disponueshme të gjitha episodet e dubluara që kanë ekzistuar dikur në TV. Ne po bëjmë çmos t’i gjejmë, por nëse ndonjë prej jush ka në zotërim episode të dubluara që na mungojnë, ju lutem na kontaktoni në Discord ose Instagram. Ta bëjmë këtë arkivë të plotë për të gjithë shqiptarët!
🔥 Shiko Dragon Ball në ShqipCinema
Mos i humb episodet e reja në cilësi maksimale!
🤔 Pse duhet t’i rishikoni në ShqipCinema?
Audio e Pastër: Kemi sinkronizuar dublimin me videot më të pastra në qarkullim, duke eliminuar zhurmat e vjetra të regjistrimeve TV.
Eksperienca PRO: Për anëtarët tanë PRO, episodet do të jenë pa asnjë reklamë dhe në servera ultra të shpejtë.
Cili është personazhi juaj i preferuar i Dragon Ball? Na thoni në komente!
Pyetje që mund të kenë fansat (FAQ) :
Në ShqipCinema, ne po ripostojmë të gjithë serinë e parë të Dragon Ball të dubluar në shqip, me cilësi të përmirësuar të ngjyrave dhe audiove.
Po! Duke filluar nga episodi 101, Dragon Ball Z vjen në versionin Full HD me mundësi zgjedhjeje mes dublimit shqip dhe titrave shqip.
Dragon Ball (seria e parë) publikohet çdo ditë nga e hëna në të premte me 2 episode në ditë. Dragon Ball Z publikohet çdo fundjavë me 2 episode në ditë.



Komentet
0 Komentet